Rasti i vdekjes

Kur një person prej familjes suaj vdes, ju duhet ta raportoni rastin autoritetit zyrtar. Nëse dëshironi, autoriteti thirr një shërbim funerali. Shërbimi funeral e transporton kufomën deri tek varrezat ose jashtë shtetit.

Raportimi i një vdekjeje

Kur një njeri prej familjes suaj vdes, një mjek ose mjeke duhet të plotësojë certifikatën e vdekjes. Pastaj ju duhet t'ia lajmëroni vdekjen zyrës së gjendjes civile të kantonit Basel-Stadt.

Personi vdes në spital, në strehimore pleqsh ose në stehimorën e përkujdesjes:

  • Drejtoria e spitalit ose të strehimores duhet t'ia lajmërojë vdekjen zyrës së gjendjes civile.

Personi vdes në një vend tjetër:

  • Ju si të afërmit duhet t'ia lajmëroni vdekjen zyrës së gjendjes civile të kantonit Basel-Stadt.

Çdo njeri, që jeton në kantonin Basel-Stadt, merr një varrim me arkivol ose me urnë falas.

Riatdhesimi i eshtrave

Ndoshta një person prej familjes suaj ka vdekur në kantonin Basel-Stadt. Por ju dëshironi, që personi të varroset jashtë shtetit. Për këtë, një kompani e licencuar funerali duhet të përpilojë një protokoll: Protokolli quhet "Protokoll për vendosjen në arkivol dhe për vulosjen". Origjinalin e protokollit duhet të parashtroni tek zyra e varrimeve të kantonit Basel-Stadt. Në vijim zyra e varrimeve lëshon një pasaportë kufome. Kompania e funeralit lejohet vetëm me këto dokumente ta transportojë kufomën drejt varrezave jashtë shtetit. Ju si të afërmit duhet t'i paguani shpenzimet për këtë shërbim.