Dhuna e seksualizuar

Sulmet seksuale ndodhin edhe në një (ish-)partneritet dhe në familje. Dhuna e seksualizuar është një formë e dhunës në familje. Dhuna mund të denoncohet në polici. Edhe nëse nuk dëshironi të bëni një kallëzim në polici: Është e rëndësishme të kryeni mundësisht sa më parë pas sulmit një ekzaminim mjekësor.

Ndihmë mjekësore

Klinika e grave ose Qendra e emergjencave e Spitalit universitar Basel kryejnë trajtime në mënyrë konfidenciale.

  • Mjekja ose mjeku nuk informon asnjë tjetër.
  • Dhuna dokumentohet. Gjurmët ruhen për 1 vit.
  • Dokumentet mund t’i jepen më vonë policisë. Ato janë dëshmi të rëndësishme.
  • Mjekja ose mjeku mund të krijojë lidhjen me organizatën Ndihma e viktimave.

Midis dhunës dhe ekzaminimit mjekësor

  • Mos bëni dush dhe mos lahuni - madje as duart tuaja.
  • Nëse është e mundur, mos shkoni as në tualet.
  • Mos i lani rrobat, sillini me vete për ekzaminim.

Kallëzim në polici

Policia ka eksperiencë me kallëzime të dhunës së seksualizuar. Intervistat kryhen nga një person i së njëjtës gjini. Kallëzimi mund të parashtrohet në komisariat. Mund të merrni me vete një person, të cilit i besoni, ose një specialist nga organizata Ndihma për viktimat.

Jashtë orarit të punës mund të kontaktoni policinë duke telefonuar numrin e urgjencës 117 ose 112.

Shërbimi social (Sozialdienst) i policisë kantonale është specializuar në dhunë familjare dhe në dhunë të seksualizuar:

  • Shërbimi social i policisë kantonale: 061 267 70 38 (në orare të zyrave)