Shkolla e detyruar

Në shkollën e detyruar fëmijët marrin një arsimim bazë. Pastaj ata mund të bëjnë arsimime të mëtejshme profesionale. Shkollat publike janë falas.

Regjistrimi i fëmijës

Përgjegjësinë për funksionimin e shkollës publike e kanë komunat ose kantoni.

Këtu e regjistroni fëmijën tuaj:

Regjistrimi për kopshtin e fëmijëve ose për shkollën fillore

  • Për fëmijët në Basel-Stadt: shkollat popullore Basel-Stadt
  • Për fëmijët në Riehen: shkolla komunale Riehen
  • Për fëmijët në Bettingen: shkolla komunale Bettingen

Regjistrimi për shkollën e ciklit të mesëm:

  • shkollat popullore Basel-Stadt

Nivelet shkollore

Shkolla e detyruar ka tri nivele. Nivelet bazohen mbi njëri-tjetrin.

  • Kopshti i fëmijëve (Kindergarten) zgjat 2 vjet.
  • Shkolla fillore (Primarschule) zgjat 6 vjet. Fëmija juaj ka nevojë për mbështetje të veçantë apo ka aftësi të veçanta? Atëherë këtu merr mbështetjen e duhur.
  • Cikli i mesëm (Sekundarstufe I) zgjat 3 vjet. Në ciklin e mesëm ka tre tipa të ndryshëm shkolle (A-Zug, E-Zug, P-Zug). Tipat e shkollës kanë kërkesa të ndryshme.
  • Gjermanishtja nuk është gjuha amtare e fëmijës tuaj? Atëherë ai merr një mbështete speciale në të gjitha nivelet.

Mësim në gjuhën dhe kulturën e origjinës (HSK) (DE)

Përveç shkollës së detyruar, fëmijët mund të ndjekin kurse në gjuhën dhe kulturën e tyre të origjinës (Heimatliche Sprache und Kultur, HSK). Fëmijët mësojnë gjuhën dhe mund ta kuptojnë, flasin, lexojnë dhe shkruajnë atë më mirë. Dhe ata merren me historinë, gjeografinë, festat dhe zakonet e vendit të tyre të origjinës. Ne i rekomandojmë këto kurse. Janë vullnetare dhe në shumicën e rasteve janë me pagesë.

Shkolla publike / private

Shkollat publike janë falas. Djemtë dhe vajzat ndjekin mësimin së bashku. Mësimi është neutral në lidhje me fenë. Shumica e fëmijëve dhe të rinjve shkojnë për shkollimin e detyruar në një shkollë publike (95 për qind). Ka edhe shkolla private. Nëse ju e dërgoni fëmijën tuaj në një shkollë private, ju duhet ta paguani shkollën vetë.

Të drejtat dhe detyrat e prindërve

Shkolla është e obliguar të ju informojë, se çfarë bën fëmija juaj në shkollë dhe se si janë rezultatet e tij në mësim. Për këtë bëhen biseda me ju dhe mësuesin. Gjithashtu ka mbledhje prindërish, ku mësuesit informojnë të gjithë prindërit e një klase shkolle. Dje ka ngjarje me informacione rreth shkollës. Kur fëmija juaj ndjek këtë shkollë, ju duhet të jeni prezent në këto biseda dhe ngjarje. Ju mbani përgjegjësinë që fëmija juaj të shkojë në shkollë rregullisht.

Ndoshta fëmija juaj njëherë nuk mund të shkojë në shkollë, sepse për shembull është e sëmurë. Atëherë ju duhet ta informoni shkollën. Ju duhet të kujdeseni po ashtu, që fëmija juaj t'i kryejë detyrat e veta të shtëpisë. Ju mund t'i shikoni detyrat e shtëpisë rregullisht. Kësisoj tregoni, që jeni të interesuar.

Nëse ende nuk e njihni mirë sistemin arsimor të Zvicrës, ju mund të informoheni në një ngjarje. Ka ngjarje informative posaçërisht për njerëz, që sapo kanë ardhur në Zvicër. Prandaj ngjarjet zhvillohen edhe në gjuhë të tjera përveç gjermanishtes.

Pyetje / mbështetje

Kur keni pyetje rreth shkollës, ju bëni mirë të bisedoni së pari me mësuesin. Mësuesi merr kohë për ju, kur keni nevojë për mbështetje: Ndoshta mësuesi mendon, që fëmija juaj ka nevojë për diçka. Ose mësuesi ka një pyetje rreth fëmijës suaj. Atëherë ai bisedon së pari me ju. Ka rëndësi, që prindërit dhe mësuesit të bashkëpunojnë mirë.

Ndoshta fëmija juaj ka probleme psikike apo sociale. Shërbimi psikologjik i shkollës (Schulpsychologischer Dienst) ju ndihmon juve dhe fëmijës tuaj. Ndihma është falas.