Çfarë është dhuna në familje?

Dhuna në familje (Häusliche Gewalt) do të thotë dhunë në familje ose nga partneri. Dhuna lëndon fizikisht dhe shpirtërisht. Dhuna në familje ka forma të ndryshme. Në Zvicër dhuna në familje është e ndaluar.

Çfarë është dhuna në familje?

Dhuna në familje do të thotë dhunë në familje ose nga partneri: Mes personave të martuar apo personave, që janë ose kanë qenë çift. Pavarësisht, a jetojnë bashkë. Por edhe dhuna midis prindërve dhe fëmijëve ose midis vëllezërve e motrave është gjithashtu dhunë në familje.

Dhuna në familje mund të çojë në sëmundje mendore dhe psikosomatike. Dhuna në familje dëmton posaçërisht shëndetin dhe zhvillimin social të fëmijëve. Edhe fëmijët, që përjetojnë dhunën në familje në mënyrë indirekte, janë të cenuar.

Kush është prekur?

Të gjithë njerëzit mund të preken nga dhuna në familje: të rinj e të moshuar, persona me dhe pa pasaportë zvicerane, familje të pasura dhe të varfra. Shumë njerëz në Zvicër vuajnë nga dhuna në familje ose nga dhuna prej (ish-)partneritetit. Është e rëndësishme që të prekurit të kërkojnë ndihmë.

Forma të ndryshme

Ekzistojnë forma të ndryshme të dhunës në familje: Dhuna fizike, psikike, seksuale dhe ekonomike. Shpesh forma të ndryshme të dhunës ushtrohen në të njëjtën kohë.

Për shembull: Fyerja e vazhdueshme, ndalimi i kontaktit, izolimi, shtyrja, kontrollimi, shtrëngim për të kryer marrëdhënie seksuale, marrja e parave, ndalimi i mësimit të një gjuhe, shpërfillja e fëmijëve. Gjithashtu, kërcënimet konsiderohen si dhunë në familje.

Dhuna në familje është e ndaluar

Dhuna në familje është e ndaluar. Ajo ndiqet penalisht. Nëse policia informohet për dhunë në familje, ajo fillon me hetimet. Edhe nëse personi, që e ka përjetuar dhunën, nuk e dëshiron.

Këshillim përmes organizatës Ndihma e Viktimave (Opferhilfe)

Organizata Ndihma për viktimat (Opferhilfe) këshillon dhe informon personat, që përjetojnë dhunë në familje ose në (ish-)partneritet. Kjo ndihmë është falas. Së bashku me personelin specialist ju mund të planifikoni hapat e mëtejshëm.

Punonjësit janë të obliguar të ruajnë sekretin. Kjo do të thotë, se ata nuk lejohen të informojnë askënd rreth bisedave. As policinë.