Prindësia dhe familja

Kush ka fëmijë, përkrahet në Zvicër përmes shtesave për fëmijët dhe për arsimimin. Gratë, që punojnë, kanë të drejtë në lindje për një pushim amësie me pagesë prej të paktën 14 javëve.

Shpërblimi për amësinë

Gratë, që janë të punësuara gjatë lindjes së fëmijës së tyre, zakonisht kanë të drejtë për një pushim me pagesë (Mutterschaftsurlaub) prej 14 javësh. Në këtë kohë atyre iu paguhen të paktën 80 për qind të rrogës. Gratë të papuna apo ato, që janë të paafta për punë, duhet të informohen te arka e balancimeve, a e gëzojnë edhe ato këtë të drejtë. Këtu ka rregulla të posaçme. Përgjatë tetë javëve të para pas lindjes nënat nuk lejohen të punojnë (mbrojtja e nënave, Mutterschutz).

Pushim atësie

Baballarët pas lindjes së fëmijës kanë të drejtë për dy javë pushim atësie me pagesë (Vaterschaftsurlaub). Përkundër pushimit të lindjes për nëna, pushimi për baballarët është fleksibël: Pushimi mund të shfrytëzohet përnjëherë apo me ditë. Por vetëm brenda gjashtëmujorit të parë pas lindjes së fëmijës.

Shtesat për familjen

Kush ka fëmijë, mbështetet financiarisht me shtesa për familjen (Familienzulagen). Këto paguhen si shtesa për fëmijë deri në moshën 16 vjeçare dhe për të rinjtë në arsimim deri në moshën 25 vjeçare si shtesa për arsimimin profesional. Të drejtë për këtë kanë të gjithë prindër, që punojnë (edhe të vetëpunësuarit), apo prindërit, që nuk punojnë dhe kanë pak para. Te të punësuarit, shtesat për familjen paguhen çdo muaj bashkë me rrogën. Informacione të tjera për shtesa për familjen japin punëdhënësi apo institucioni i sigurimeve sociale. Shuma e shtesave për familjen ndryshon nga kantoni në kanton.

Kontribute mbështetëse për qiranë e një familjeje

Familjet me pak para mund të aplikojnë në kushte të caktuara për kontribute mbështetëse për qiranë e tyre (Familienmietzinsbeiträge). Lartësia e kontributit varet nga të ardhurat dhe nga pasuria e njësisë shtëpiake si dhe nga lartësia e qirasë.