Ndihmë për persona të dhunshëm

Kushdo që plagos fizikisht ose shpirtërisht, duhet të marrë përgjegjësinë dhe të kërkojë ndihmë. Gjatë këshillimeve mund të mësoni të ndryshoni sjelljen tuaj.

Ku mund të kërkoj ndihmë?

Në programin e mësimit kundër dhunës në familje ju mësoni se si t’i zgjidhni konfliktet pa dhunë. Oferta i drejtohet të rriturve. E disponueshme me përkthim. Regjistrimi në 061 267 44 90 ose në haeusliche-gewalt@jsd.bs.ch. Pjesëmarrja është falas.

Oferta të tjera:

  • Këshillim në konflikte me dhunë në familje, 061 267 00 26, www.bdm.bs.ch (DE)
  • Zyra e burrave në rajonin Basel, 061 691 02 02, www.mbrb.ch (DE)
    Çmimi për këshillimin orientohet në mundësitë financiare të personave, që kërkojnë këshillim.

Kush ka nevojë të flasë menjëherë me dikë, mund të kontaktojë Dorën e zgjatur (Dargebotene Hand) (me telefon, mesazh me tekst, chat, e-mail). Atje ndodhet dikush në çdo kohë. Edhe gjatë natës. Ju gjithashtu mund të na kontaktoni edhe pa dhënë emrin tuaj (në mënyrë anonime).