Patenta e shoferit

Për të drejtuar në Zvicër një veturë apo motoçikletë nevojitet një patentë e vlefshme shoferi. Patentat e huaja të shoferët duhet të shndërrohen mbas shpërnguljes në Zvicër.

Patenta e huaj e shoferit

Kush shpërngulet në Zvicër dhe që më parë zotëron një patentë shoferi, duhet ta shndërrojë atë brenda 12 muajsh në një patentë shoferi të Zvicrës (Führerausweis). Për ta bërë këtë, duhet të parashtrohet një aplikim në Zyrën e inspektimit të mjeteve motorike në Basel-Stadt (Motorfahrzeugkontrolle). Sipas shtetit, që ka lëshuar patentën e shoferit, vlejnë dispozita të tjera për shndërrim. Ka mundësi, që një provim me ngasje të jetë i nevojshëm, apo që ngasësja apo ngasësi duhet të kalojë edhe provimin teorik zviceran. Zyra e inspektimit të mjeteve motorike në Basel-Stadt jep të dhëna më të detajuara.

Provimi i ngasjes

Për të marrë një patentë shoferi në Zvicër, nevojitet një provim. Provimi për ngasje përbëhet prej një pjese teorike dhe një pjese praktike. Për provim lejohen vetëm personat, që janë mbi 17 vjeç. Për parakushtet dhe rrjedhjen e saktë informon Zyra e inspektimit të mjeteve motorike. Për ngasjen e kamionëve, autobusëve dhe taksive nevojiten provime të veçanta.