Arsimimi profesional / shkollat e mesme

Pas shkollës të detyruar shumica e të rinjve bëjnë një formim profesional. Nëse dëshironi të studioni në një shkollë të lartë, ju duhet matura. Maturën mund ta bëni në një shkollë të mesme. Ju mund ta bëni maturën edhe gjatë arsimimit tuaj profesional.

Domethënja e formimit profesional

Një formim i mirë profesional dhe një profesion i mirë kanë një rëndësi të lartë në Zvicër. Me arritje të larta në shkollë do të keni më vonë më shumë shanse në profesion. Pas mbarimit të shkollës të detyruar ju keni mundësi të ndryshme për të parapërgatitur për jetën tuaj profesionale (Sekundarstufe II). Me një formim të mëtejshëm profesional e keni më lehtë të gjeni një vend të mirë pune.

Ju keni pyetje rreth formimit profesional dhe arsimimit të mëtejshëm? Këshillimorja për profesionin, studimet dhe karrierën (Berufs-, Studien- und Laufbahnberatung) këshillon të rinjtë dhe prindërit. Këshillimi është falas.

Arsimimi profesional bazë

Pas përfundimit të shkollimit të detyruar, shumica e të rinjve bëjnë një arsimim profesional bazë (formim profesional, Berufslehre). Gjatë një formimi profesional, ju punoni në një ndërmarrje. Atje mësoni aftësitë praktike, që ju duhen për profesionin. Njëkohësisht ju ndiqni shkollën profesionale. Ju mund të bëni një formim profesional për më shumë se 250 profesione. Një formim profesional zgjat nga 2 dhe në 4 vjet. Në dy vitet e fundit të shkollës ju duhet të gjeni vetë një vend në një firmë për formim profesional. Shkolla ju ndihmon në këtë hap. Por edhe prindërit tuaj duhet të ndihmojnë. Edhe këshillimorja për profesionin, studimet dhe karrierën (Berufs-, Studien- und Laufbahnberatung) ka oferta të ndryshme dhe konsultim për të rinjtë. Konsultimi është falas. Ju mund të bëni edhe një maturë profesionale (Berufsmaturität) gjatë ose edhe pas formimit tuaj profesional. Me të mund të studioni në një shkollë të lartë specializuese.

Shkollat e mesme

Shkollat e mesme (Mittelschulen) përgatisin për një studim në një universitet apo shkollë të lartë specializuese (Fachhochschule). Në shkollat e mesme, nxënëset dhe nxënësit marrin një arsimim të gjerë të përgjithshëm.

Ka disa tipa shkollash të mesme:

  • Shkolla të mesme me maturë gjimnazi: Në vijim ju mund të studioni në një universitet. Por ju gjithashtu mund të studioni në një shkollë të lartë specializuese.
  • Shkolla të mesme me maturë të specializuar ose me maturë profesionale. Në vijim ju mund të studioni në një shkollë të lartë specializuese. Ndoshta edhe mund të studioni në një universitet. Por për këtë duhet të kaloni një provim. Mund të ketë edhe kërkesa të tjera shtesë.

Oferta të ndërmjetme

Ju jeni 18 deri 25 vjeç dhe keni ardhur me shtëpi në kantonin Basel-Stadt vetëm pas kohës së shkollës së detyruar? Atëherë ndoshta mund të merrni pjesë në një ofertë të qendrës për oferta të ndërmjetme (Zentrum für Brückenangebote, ZBA). Atje synohet, që ju të keni një nisje të mirë në jetën profesionale. Oferta e ndërmjetme ju ndihmon, që ju të gjeni një stazh ose një vend për formim profesional. Ju jeni të interesuar? Atëherë lajmërohuni në qendrën për oferta të ndërmjetme (Zentrum für Brückenangebote).