Gjetja e një banese / shtëpie

Shumica e njerëzve në Zvicër jetojnë në banesa me qira. Kërkimi i një banese nuk është gjithmonë e lehtë dhe qiratë janë të larta.

Tregu i banesave

Shumica e banoreve dhe banorëve të Zvicrës jetojnë në banesa me qira. Meqë toka për ndërtim është e pakët, sidomos në qytete dhe komuna qendrore nuk ka shumë banesa të lira. Çmimet për qiratë janë të larta. Nuk është e jashtëzakonshme, që një e katërt e të ardhurave të përdoret për qiranë. Mund të jetë e leverdishme të kërkohet një banesë jashtë qendrës. Edhe qiratë në kooperativa banimi shpesh janë më të ulëta. Atje në fillim të marrëdhënies si qiraxhi duhet të blihen certifikata pjesëmarrjeje në kooperativë (Anteilsscheine). Familjet me pa para mund të aplikojnë në kushte të caktuara për kontribute mbështetëse për qiranë e tyre (Familienmietzinsbeiträge).

Kërkimi i një banese / shtëpie

Ofertat për banesë i gjinden në faqe të shumta të internetit. Edhe në gazetat lokale paraqiten njoftime për objekte banimi. Disa qiradhënës i afishojnë banesat e tyre gjithashtu në tabela për shpallje në qendra tregtare apo në vende të tjera. Sado shumë banesa nuk afishohen publikisht. Ia vlen që të pyesni te të afërmit dhe të njohshmit.

Aplikimi si qiramarrës

Kush interesohet për një banesë, kontakton zakonisht qiradhënësin apo administratën e objektit dhe bën një termin për ta shikuar. Nëse dikush dëshiron të aplikojë për një banesë, ai normalisht duhet të plotësojë një formular. Përveç kësaj, shumica e qiradhënësve kërkon parashtrimin e një ekstrakti nga regjistri i përmbarimeve (Betreibungsregisterauszug) dhe të dhëna të përgjithshme rreth të ardhurave. Synimi është vërtetimi i aftësisë për të paguar. Ekstrakti merret te zyra kompetente e përmbarimeve (Betreibungsamt). Meqë për një banesë ka zakonisht shumë aplikuese dhe aplikues, rekomandohet që të aplikoni në të njëjtën kohë për banesa të ndryshme.

Blerja e një banese / shtëpie

Të huajat dhe të huajt me një leje për vendqëndrim pa kufizim C mund të blejnë pa kufi të banesa apo shtëpi në kantonin Basel-Stadt. Kjo vlen edhe për të gjithë shtetaset dhe shtetasit e BE/së/EFTA me leje qëndrimi B. Personat prej vendeve të tjera me leje qëndrimi B mund të blejnë një banesë apo shtëpi vetëm, nëse pastaj ata banojnë vetë aty. Nëse blerësja ose blerësi nuk planifikon të jetojë vetë në pronën e objektit të kontratës, për blerjen kërkohet një leje. Për blerjen e objektit të banimit nevojitet në çdo rast një notere ose noter. Për personat me leje të tjera (L, F) blerja e një banese apo shtëpie nuk është e mundur. Informacione më të detajuara jep zyra e pajtimit të konflikteve në lidhje me qiranë (Schlichtungsstelle für Mietstreitigkeiten).