Biçikleta / me këmbë

Me një rrjet të ndërtuar mirë me rrugë për biçikleta, ngasja e biçikletave në kantonin e Basel-Stadt është shumë e këndshme. Shumë të punësuar e shfrytëzojnë biçikletën për të shkuar në punë. Për këmbësore apo shtegtarë ka rrugë speciale për shëtitje dhe shtegtim.

Duke lëvizur me këmbë apo me biçikletë

Për ngasësit e biçikletave dhe këmbësoret, Basel-Stadt është atraktiv dhe posaçërisht relativisht i sigurt. Shumë njerëz heqin dorë nga përdorimi i veturës për distanca të shkurtra. Në shumë vende ka rrugë apo korsi speciale për biçikleta. Këmbësoret apo këmbësorët kanë gjithmonë përparësi te vendkalimi për këmbësor kundrejt çdo mjeti (përveç kur kalimi i rrugës është i rregulluar me semafor). Kantoni Basel-Stadt ofron shumë rrugë të bukura për shëtitje dhe shtegtim, të cilat mund të njihen në kohën e lirë. Rrugët për shtegtim janë të shënuara me tabela të verdha.

Rregullat për ngasësit e biçikletave

Për të ngarë biçikletën në Zvicër nuk duhet një leje apo provim special. Vlejnë në përgjithësi të njëjtat rregulla trafiku si për ngasësit dhe ngaseset e automjeteve. Nëse ka rrugë apo korsi speciale për biçikleta, ato duhet të shfrytëzohen. Biçikleta duhet të jetë në rregull për komunikacionin (dy frena të mirë, zile, reflektorë para dhe prapa në pedale, drita para dhe prapa). Nuk ekziston detyrimi për të mbajtur kaskë, mirëpo kaska rekomandohet. Ngasësit e biçikletave duhet patjetër të lidhin një kontratë për sigurimin privat të përgjegjësisë ndaj palëve të treta, sepse ata përgjigjen për dëme (në persona apo sende).

Mësimi për ngasjen e biçikletës

Kush dëshiron të mësojë që ta ngasë biçikletën, mund të bëjë një kurs. Kurset ofrohen prej shoqatës Pro Velo (Pro Velo). Për migrante dhe migrantë ka pjesërisht edhe kurse speciale. Biçikleta të përdorura të lira mund të blihen në tregje për biçikleta (Velobörsen).