Kujdestaria e fëmijëve

Shumë baballarë dhe nëna punojnë edhe pas lindjes të fëmijës. Prandaj në kantonin Basel-Stadt ka oferta speciale për kujdestarinë e fëmijëve. Për shumicën e ofertave duhet të paguani.

Qëndra ditore për fëmijë

Në qendra ditore për fëmijë, fëmija juaj është gjithë ditën nën kujdestari. Shkurtimi për qendrën ditore për fëmijë është Kita. Shumica e qendrave ditore për fëmijë është për fëmijët nga mosha 3 muajsh deri në shkollë. Sado disa qendra ditore për fëmijë kujdesen edhe për fëmijë në moshën e shkollës para mësimit, gjatë drekës ose pas mësimit.

Ju duhet ta regjistroni fëmijën tuaj tashme shumë herët, sepse listat e pritjes janë të gjata. Qendrat ditore për fëmijë kanë tarifa të ndryshme. Komuna e banimit paguan një pjesë të kostove për disa qendra ditore për fëmijë. Ju mund t'i pyesni qendrat ditore për fëmijët, se sa kushtojnë dhe se si ta regjistroni fëmijën tuaj.

Grupet për lojë

Shumë fëmijë vizitojnë para hyrjes në shkollë një grup për lojë (Spielgruppe). Në grup për lojë takohen fëmijët afërsisht prej moshës 3 vjeçe pa prindërit e tyre. Një kujdestare e shkolluar i aktivizon fëmijët. Fëmijët bëjnë për shembull punë krijuese ose lozin së bashku. Vizita në grupet e lojës është vullnetare.

Fëmija juaj nuk flet gjermanisht në shtëpi? Atëherë ai mund të fillojë në grup për lojë të mësojë gjermanisht. Kjo e lehtëson hyrjen e fëmijës suaj në shkollë.

Struktura ditore / dreka

Në të gjitha ciklat e ulëta dhe të mesme ekzistojnë struktura ditore (Tagesstrukturen) në godinën e shkollës ose shumë afër. Struktura ditore do të thotë, që fëmijët shkollor mund të qëndrojnë në shkollë gjatë drekës dhe marrin një vakt dreke. Mbas shkollës një person kujdeset për fëmijët dhe ata mund t'i kryejnë detyrat e shtëpisë.

Ju dëshironi, që fëmija juaj të shkojë në strukturë ditore? Atëherë ju duhet të paguani për këtë shërbim. Kostot varen nga të ardhurat tuaja. Fëmija mund të shkojë në një apo më shumë ditë në javë në strukturë ditore.

Familjet ditore

Ju mund të jepni fëmijën tuaj gjithashtu në kujdesjen e një familjeje ditore. Një familje ditore (Tagesfamilie) është një familje, që i pranon fëmijët përgjatë gjithë ditës ose para dhe pas shkollës. Zyrat ndërmjetësuese ju ndihmojnë të gjeni një familje e përshtatshme ditore. Zyrat ndërmjetësuese ju informojnë gjithashtu, se sa kushton një familje ditore normalisht.

Kujdestare për foshnje / Situatat urgjente

Në Zvicër lejohen të punojnë edhe të rinjtë si kujdestarë të foshnjave në mbrëmje apo në fundjavë. Të rinjtë marrin para për këtë punë. Kryqi i Kuq Zviceran Basel-Stadt (SRK) ka një listë me zyra ndërmjetësuese me kujdestarë për foshnja, të cilët më parë e kanë bërë një kurs.

Kujdestari fëmijësh në situata urgjente
Ndoshta ndodh një situatë urgjente dhe ju duhet urgjentisht një person, që kujdeset për fëmijën tuaj. Për shembull: Ju ose partneri juaj duhet të shkojë në spital dhe askush tjetër nuk mund të përkujdeset për fëmijën tuaj. Kryqi i Kuq Zviceran Basel-Stadt (SRK) ka një kujdestari fëmijësh për raste urgjente. Ju duhet të paguani për përkujdesjen. Por disa sigurime shëndetësore i mbulojnë shpenzimet.