E drejta e qëndrimit

Është e rëndësishme të këshilloheni personalisht. Një bisedë me organizatën Ndihma për viktimat (Opferhilfe) nuk çon asnjëherë në humbjen e të drejtës së qëndrimit. Biseda është konfidenciale. Organizata Ndihma për viktimat nuk informon asnjë tjetër.

E drejta e qëndrimit në rast ndarjeje për shkak të dhunës në familje

Nëse një person qëndron në Zvicër bazuar në një martesë dhe nëse ky person përjeton dhunë në familje, ai mund të qëndrojë në Zvicër edhe pas ndarjes, në varësi të situatës. Çdo situatë është ndryshe. Për këtë arsye është e rëndësishme të këshilloheni.

Organizata Ndihma për viktimat (Opferhilfe) mund të mbështesë: Një specialist shpjegon situatën aktuale ligjore dhe mbështet personin e prekur në hapat i tij të ardhshëm. Këshillimi është falas dhe konfidencial. I disponueshëm me përkthim.

Dokumentimi i dhunës

Është e rëndësishme që të ketë prova për dhunën. Për shembull: Fotografi të lëndimeve, screenshote nga kërcënimet apo shpifjet në WhatsApp, Facebook etj. Provat duhet të ruhen në një vend të sigurt. Për shembull te një mike ose në vendin e punës.

Është gjithashtu mirë, kur disa njerëz nga ambienti përreth janë ë dijeni për dhunën. Për shembull një person nga rrethi i shokëve, një koleg pune, dikush nga lagjja ose shkolla.