TV / interneti / telefoni

Për internet, telefon dhe televizor kabllor ka ofrues të ndryshëm. Ofertat varën pjesërisht nga vendbanimi. Gati të gjithë banoret dhe banorët duhet të paguajnë taksa për radio dhe televizor.

Taksat për radio dhe televizor

Parimisht të gjitha njësitë shtëpiake në Zvicër duhet të paguajnë tarifa për radio dhe televizion (Radio- und Fernsehgebühren), që janë të pavarura nga pajisja. Me këto tarifa të përcaktuara me ligj mbështeten programet e stacioneve radiofonike dhe televizive sipas së drejtës publike (SRG SSR) si edhe stacione private. Përgjegjëse për mbledhjen e tarifave është firma Serafe. Tarifa duhet të paguhet çdo vit. Personat që marrin pagesa shtesë nga shteti, mund të lirohen nga taksa.

Telefoni, interneti, television kabllor

Për telefon, internet dhe televizion kabllor ka ofrues të ndryshëm në Zvicër. Disa edhe kanë veprimtarinë vetëm në rajone të caktuara. Varet nga vendbanimi dhe pjesërisht edhe nga shtëpia, se cilat oferta mund të shfrytëzohen. Krahasimi ia vlen, nga që shërbimet dhe çmimet janë të ndryshme. Lidhjet me internetin te shtëpia zakonisht janë shumë të shpejta. Kafene interneti ka shumë pak, pasi zakonisht të gjitha shtëpitë janë të lidhura me internetin.